INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Notarja kineze tregon arsyen: Nuk fitova, sepse me erdhën periodat

Notarja kineze tregon arsyen: Nuk fitova, sepse me erdhën periodat

Publikuar më: 08:20 17-08-2016

Notarja kineze Fun Yahnhui u vlerësua online për mënyrën se si ajo foli pas performancës së dobët në disiplinën 4×100 për femra.

Në lot ajo i shpjegoi gazetarës se ishte me perioda gjatë kohs që notoi dhe kishte dhembje të vazhdueshme.

Skuadra kineze u rendit në vendin e 4 duke mos mundur të ngjitet në podium dhe të fitonte medalje.

Në fillim gazetarja e pyeti se mos ajo kishte dhembje stomaku, por me përgjigjen që dha, Fu i kërkoi falje shoqeve të saj të skuadrës duke zbuluar se ishte me perioda.

“Periodat më erdhën natën e kaluar dhe unë ndjehem shumë e lodhur tani,” tha Fu. “Megjithatë ky nuk është një justifikim, unë nuk notova si duhej”.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725