Matura shtetërore keqadministrohet dhe jo më kot çdo vit ekspertë kryejnë analiza të hollësishme. Në një kohë që një vit më parë për mikrofonin e IN News eksperti, Fatmir Vejsiu tronditi me argumentin e tij kur foli për mbi qindra 10 fiktive në provimin e matematikës, dha dhe një shembull konkret.
“Nxënës që me zor kanë hyrë në gjimnaz marrin 10 në provim di raste konkrete. Ndërsa në një shkollë nga 500 nxënës mbi 170 marrin 10 në matematikë,” tha një vit më parë Vejsiu.
Po kujtojmë këtu se një vit më parë ishte dhe vit zgjedhor dhe siç është bërë e udhës dora lëshohet disi.
Dhe këtë vit rezultate janë paradoksale, pasi në letërsi u vlerësuan më shumë me notën 4 se me 10. Nga 35.600 maturantë që morrën pjesë në provim, 3.8% u vlerësuan me notën 4, ndërsa 0.6% me 10. E është e çuditshme që në matematikë rezultatet janë më të larta kur dihe,t që është një lëndë e vështrirë, pasi 6.2% e maturantëvë kanë marrë notën 4 dhe 6.7% notën 10.
Hendeku thellohet dhe më shumë kur sheh rezultatet e provimeve me zgjedhje, pasi 4 kanë marrë afro 6.6% dhe 10, vetëm 1.7% e maturantëve.