INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Notë tjetër negative, Shqipëria kampione e kredive të këqija

Notë tjetër negative, Shqipëria kampione e kredive të këqija

Publikuar më: 10:17 12-06-2019

Në arenën Europiane, Shqipëria shënon një tjetër rekord negativ. Jemi shteti me numrin më të lartë të kredive të këqija.
Ky është rezultati i një raport të ri të bërë publik nga Iniciativa e Koordinimit të Bankës Evropiane në Vjenë.
Kredia e pakthyer në Shqipëri zë 12.9% të totalit të huave të marra nga qytetarët dhe bizneset dhe pas nesh renditet Kroacia me 10.2%. Në vend të tretë Bosnja dhe më tej Bullgaria. Më pak kredi me probleme në rajon ka në Kosovë dhe Slloveni.
Kurse Serbia ka bërë hapa pozitivë ka regjistruar përmirësimin më të madh.

Gjithësesi në të gjithë Europën vërehet se situata në lidhje me kreditë me probleme ka vazhduar të përmirësohet duke arritur në 2018 nivelin më të ulët në tetë vite, 37.9 miliardë euro.
Megjithatë, ekspertët thonë se ka ende shumë punë, pasi kreditë me probleme shoqërohen me efekte negative për sistemin bankar.

Article Logic
Execution time: 0.0021998882293701