Roland Garros ishte i vetmi turne grand slem, që Novak Djokovic nuk e kishte fituar asnjëherë. Për herë të parë në karrierën e tij, tenisti serb e fitoi këtë kompeticion duke mundur në finale britanikun Andy Murray. Kështu Djokovic futet në listën e tenistëve që i kanë fituar të katërta grand slemet dhe numëron 12 të tillë në karrierën e tij. Në një përballje mes numrave 1 dhe 2 në botë, triumfoi serbi që bën kështu realitet ëndrrën e tij, me një fitore të merituar edhe pse e nisi keq ndeshjen.