Dua Lipa padyshim që në lidhjet e saj dashurore preferon të mos bëjë shumë zhurmë. Ne ende nuk I kemi marrë vesh rrethanat e ndarjes me ish-partnerin e saj Isaac Carew dhe pa kaluar ende atë fazë zbulojmë lidhjen e re të këngëtares.
Video dhe foto të saj së bashku me Anwaar Hadid kanë qarkulluar vrullshëm kohëve të fundit duke e konfirmuar lidhjen e tyre njëherë e mirë.
Por a e dini sa vite diferencë ka këngëtarja shqiptare me të dashurin e ri?
Anwaar është tre vjet më i ri se Dua në krahasim me ish të dashurin e saj i cili ishte gati 10 vjet më i vjetër.
Nëse nuk e dini, artistja prishtinase me famë ndërkombëtare është 23 vjeçare ndërkaq i dashuri i saj 20.
Vërtet e çuditshme jeta dashurore e Duas, duke kalaur nga një person realisht I pjekur, në një çunak tre vite më të vogël se ajo.