Enca mund të jetë larguar nga grupi OTR por jetën vazhdon ta marrë po me aq sportivitet sa më parë.
Këngëtarja këto ditë po shijon bukuritë e jugut të Shqipërisë bashkë me mikeshën e saj Françeska Jaçe. Vajzat kanë rezervuar në një hotel ku po relaksohen në kuptimin e plotë të fjalës. Themi kështu pasi këtë na e vërteton vetë 21 vjeçarja me këtë foto të freskët të sapopostuar ku ka dalë në një vaskë….nudo. Nuk është hera e parë që Enca del e zhveshur duke provokuar por së fundmi kishte munguar një foto e tillë prej saj. Megjithatë, këngëtarja e "Love on my body" nuk harron dhe ndoshta kjo pozë ishte një mënyrë për të sjellë ndërmend këngën e saj të fundit!