Edhe skena e Teatrit Kombëtar ka thyer tabunë e personazhit nudo. Drama “Equus” vepër e autorit Petter Shaffer me regji nga boshnjaku Dino Mustafiç. është një ndër veprat më kontraversale. Ajo pershkruan udhëtimin e mendjes së një djaloshi, i cili me një çengel verbon gjashtë kuaj.. Për aktoren Eriona Kakeli kjo është konsideruar si një vepër dedikuar lirisë e si e tillë duhet parë edhe konceptuar nga publiku. Aktorja Luli Bitri që luan rolin e gjykatses në këtë dramë thotë se ajo është një risi për mënyrën sesi është ndërtuar. Historia e dramës “Equus” flet për marrëdhënien e një psikiatri me pacientin e tij adoleshent 17-vjeçar, i cili pasionin e tij për kuajt e tregon me verbimin e tyre. Regjisori rolin kryesor të psikiatrit Martin Dysart ia ka besuar aktorit Timo Flloko. Vepra e teatrit bashkëkohor do të vijojë të shfaqet në skenën e teatrit deri në ditët e para të muajit prill.