INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk bëhen përfundimisht! Këto shenja Horoskopi nuk dinë të komunikojnë fare

Nuk bëhen përfundimisht! Këto shenja Horoskopi nuk dinë të komunikojnë fare

Publikuar më: 19:36 08-05-2018

Komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënieje. Nëse ky fakto nuk është prezent në përditshmëri, atëherë është e sigurt që do të kemi probleme. Sipas astrologjisë, jo të gjithë shenjat e horoskopit e kanë aftësinë e komunikimit. Shumë prej tyre as nuk e kanë idenë se si të nisin një bisedë, apo të përfshihen në një të tillë. Nëse partneri juaj i përket njërës prej këtyre 3 shenjave, atëherë e keni punën pisk. Ja se për cilat bëhet fjalë:

Peshorja – Ata mund të jenë njerëz shumë social, e thonë mendimin hapur dhe ju mund të mendoni se të tillë janë edhe në marrëdhënie. Por Peshoret kur vjen puna te ndjenjat vërtet shkaktojnë dhimbje koke. Ju asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë kanë në mendje. Ata japin sinjale mikse, por e kanë të vështirë të futen drejt e në temë, dhe kjo është vërtetë një kokëçarje.

Luani – Ata mund të jenë dëgjues të mirë, por kur vjen puna për të folur vërtet të acarojnë. Ata kanë tendencën të flasin vetëm për veten e tyre nëse komunikojnë, dhe ndjesitë tuaja shpesh i injorojnë. Kjo i bën ata që janë afër tyre të lëndohen dhe jo rrallë të lodhen.

Dashi – Problemi në komunikim me Dashin, nuk është fakti që ata nuk flasin. Thjesht me ta është e vështirë pasi janë arrogantë, cinikë, dhe nuk i marrin seriozisht ndjenjat. Nëse i tregoni diçka, duket sikur nuk ja ndjen, dhe kjo bën që të humbasë interesi.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277