INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk bëhesh shtetas i Zvicrës nëse refuzon një shtrëngim duarsh

Nuk bëhesh shtetas i Zvicrës nëse refuzon një shtrëngim duarsh

Publikuar më: 16:05 18-08-2018

Një çifti musliman u është mohuar shtetësia zvicerane. Të dy të martuarit refuzuan të shtrëngojnë duart me njerëz të seksit të kundërt gjatë intervistës së tyre, thonë zyrtarët. Ata konfirmuan vendimin të premten, duke përmendur më tej dështimin e çiftit për t'u integruar dhe respektuar barazinë gjinore. Çifti, i intervistuar muaj më parë, u përpoq gjithashtu t'u përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të seksit të kundërt. Ditë më parë një grua suedeze muslimane fitoi një kompensim pasi një intervistë pune mbaroi kur ajo refuzoi të shtrëngonte duart. Autoritetet zvicerane thanë se personat që aspirojnë të bëhen shtetas të vendit duhet të integrohen mirë në komunitetin zviceran dhe të tregojnë një lidhje me Zvicrën, institucionet e saj dhe një respekt për rendin ligjor zviceran. Ata nuk zbuluan të dhëna specifike rreth çiftit, por mediet lokale thanë se ishte afrikano-verior, por konfirmuan se çifti kishte dështuar të plotësonte kriteret e shtetësisë kur aplikoi në qytetin e Lozanës. Kryebashkiaku i Lozanës, Gregoire Junod, i tha agjencisë së lajmeve AFP se liria e fesë ishte e sanksionuar në ligjet vendore, por "praktika fetare nuk bie jashtë ligjit".

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273