INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Nuk dalim nga zyra…’, Lleshaj mesazh kryebashkiakëve të PD-së: Uroj të mos çmenden

‘Nuk dalim nga zyra…’, Lleshaj mesazh kryebashkiakëve të PD-së: Uroj të mos çmenden

Publikuar më: 12:25 15-07-2019

Disa kryebashkiakë të djathtë janë shprehur publikisht se nuk do të lirojnë zyrat për t’i lënë vendin të zgjedhurve vendorë më 30 qershor .

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi sot gjatë një takimi me prefektët se shpreson që askush të mos çmendet.

“Urojmë askush të mos çmendet dhe të mos kemi situata të tilla. Mandati i të zgjedhurve vendorë është i përcaktuar qartë, 4 vjecar. Më 30 qershor ka ndodhur zgjedhje në Shqipëri, të certifikuara nga autoritetet përkatëse. Uroj të mos kemi situata të kësaj natyre, ku njerëz të caktuar të mos dalin nga binarët shtetërore.” –u shpreh Lleshaj.

Lleshaj kërkoi nga prefektët që të kujdesen për procesin e lënies së detyrës nga kryebashkiakët aktualë, dhe marrjen në dorëzim nga drejtuesit e rinj vendorë.

Article Logic
Execution time: 0.0029199123382568