INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk deklaroi gjobën, gjykata shpall të pafajshëm ish-deputetin Prenga

Nuk deklaroi gjobën, gjykata shpall të pafajshëm ish-deputetin Prenga

Publikuar më: 16:21 30-12-2017

Gjykata ka pushuar çështjen për ish-deputetin Armando Prenga i cili akuzohej për mosdeklarimin e një gjobe në formularin e dekriminalizimit.

Këtë të shtunë gjykata e Kurbinit e ka shpallur ish-deputetin të pafajshëm.

Në shkurt të 2017 Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se nga nga verifikimi i të dhënave brenda dhe jashtë Shqipërisë për deputetin Prenga, ka rezultuar se ai nuk ka deklaruar precedentët penalë në Itali në vitet 1996-1997, si dhe një vendim të formës së prerë të gjykatës së Kurbinit në Shqipëri, në të cilin është dënuar me gjobë për “falsifikim dokumentesh”.

Në shkurt të 2017 dorëzoi mandatin e deputetit duke u shprehur se largohej për qetësinë e familjes së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0046560764312744