INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk dha dorëheqjen nga mandati, kryesia e Partisë Demokratike merr vendimin për deputetin Myslym Murrizi

Nuk dha dorëheqjen nga mandati, kryesia e Partisë Demokratike merr vendimin për deputetin Myslym Murrizi

Publikuar më: 20:12 22-02-2019

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë, ku po diskutohen tre pika në rendin e ditës.

Sipas burimeve të ‘’BalkanWeb’’ brenda Selisë Blu, mësohet se një nga pikat e rendit të ditës, ka qenë propozimi i ardhur nga Kryesia për përjashtimin e deputetit Myslym Murrizi, i cili dhe është pranuar më pas.

Kështu deputeti Myslym Murrizi është shkarkuar nga çdo funksion dhe nga anëtarësia për shkeljen e vendimit të grupit parlamentar, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, ndërsa tashmë do të jetë deputet i pavarur.

Po gjithashtu sipas këtyre burimeve, Kryesia nuk është shprehur ende për deputeten tjetër Rudina Hajdari.

Kujtojmë se deputeti Murrizi nuk iu bind urdhrit të kryetarit Basha për të djegur mandatin e deputetit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032339096069336