Në spektaklin e të premtes në "Dancing With The Stars", është konfirmuar se edicioni i 3-të i "Big Brother VIP" do të fillojë në Janar 2024. Lajmin e ndau për publikun Bora Zemani duke u shprehur se programi shumë i dashur për shqiptarët do të rikthehet shumë shpejt.
Bora pyeti edhe Oltën dhe Ilirin nëse do të donin të riktheheshin në shtëpinë e famshme dhe të dy pranuan se do e bënin dhe njëherë si eksperiencë.