Arbër Hajdari është një emër shumë i njohur në vendin tonë pasi prej shumë vitesh po përmbush misionin e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin Luanës dhe në lojën “Loja ime”, një lojë që sugjerohej nga publiku me anë të komenteve në instagramin e Shiko Kush Luan. Në këtë lojë, njëra prej komentueseve, kishte kërkuar që secili nga të ftuarit të thoshte emrin e partnerit apo partneres ose të hante një spec djegës.
Arbri ishte ndër personat që pranoi të tregonte emrin e partneres dhe mos pranonte të hante specin djegës. Dihej nga më parë se Hajdari ishte në një lidhje dashurie, por së fundmi na zbuloi emrin e vajzës që ka rrëmbyer zemrën e tij në “Shiko Kush LUAN”.
Hajdari ka treguar se vajza “misterioze” që i ka rrëmbyer zemrën quhet Vlera, e cila vjen nga një familje e pasur nga Kosova dhe është personazh publik, e cila njihet më shumë nga bota e biznesit.