Po, po e vërtetë!
Youtube bllokoi këngën 'Qikat' nga Rina dhe Adelina dhe arsyeja qënka Rudina! Si duket intervista e fundit e reperes në emisionin e moderatores së njohur i paska kushtuar bllokimin e këngës së saj.
Fotoja më poshtë tregon se arsyeja e bllokimit vjen nga “TV Klan”. Kjo me siguri ndodhi pasi 'On Records' mund t'i kenë dhënë të drejtë përdorimi të këngës, por në këtë moment kanali i TV e ka shenjuar videon e intervistës në Youtube si video me të drejtat e tyre dhe kështu ka ndodhur bllokimi i klipit zyrtar.
Epo në këtë rast nuk di ç'të bësh: të qeshësh apo të 'qash', pasi reperja shkoi për promovim dhe i ndodhi 'gjëma'.