Megjithëse është bërë shpesh kryefjala e mediave rozë për romancat e saj, këngëtarja e njohur Fifi ka treguar se momentalisht nuk ka asgjë për ta treguar me zë të lartë në jetën e saj.
Nuk e dimë nëse është në një lidhje dashurie apo po shijon kohën vetëm, por Fifi s’ngurroi të na tregoi planet për fëmijë.
Me siguri duke parë mikesha e kolege në televizion të bëhen nëna, këngëtares i ka lindur dëshira të bëhet gjithashtu nënë.
Në një postim në InstaStory, Fifi e ka shprehur para të gjithëve këtë dëshirë duke publikuar një foto të këmbëve të një fëmije (më saktë një vogëlusheje).
“Dua kaq shumë të kem një fëmijë!”- shkruhet krahas fotos së këngëtares.