INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk dinim asgjë për të, Alketa Vejsiu zbulon për herë të parë si u njoh me bashkëshortin: Lamë një takim dhe…[FOTO]

Nuk dinim asgjë për të, Alketa Vejsiu zbulon për herë të parë si u njoh me bashkëshortin: Lamë një takim dhe…[FOTO]

Publikuar më: 11:05 05-04-2020

Alketa Vejsiu është treguar gjithmonë diskrete dhe e ka ruajtur me fanatizëm marrëdhënien e saj me bashkëshortin. Ajo e ka mbajtur larg syve të publikut marrëdhënien e saj dhe familjen. Moderatorja së fundmi ishte pjesë e një interviste me revistën italiane Oggi, ku krahas tjerash flet edhe për takimin e parë me bashkëshortin. 

“E kam njohur kur doja të bleja një shtëpi për prindërit e mi kur isha 20 vjeç. Në atë periudhë bëja dy punë për të patur garancinë për kredinë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Fiksova një takim me të, u ulëm dhe mbaj mend që në një moment hoqi syzet dhe pashë ata sy bojëqiell shumë të bukur. Për gati 9 muaj deri në pagesën e këstit të parë të kredisë nuk ndodhi asnjë gjë, por më pas lindi historia e jonë e mrekullueshme e dashurisë, historia e jetës time”, thotë Alketa gjatë kësaj interviste.

kute.jpg

 

Moderatorja e ka postuar këtë intervistë në instagram dhe përveç njohjes me të shoqin ajo ka folur gjatë lidhur me karierën dhe pjesmarjen në Sanremo gjatë këtij viti.

Gjithashtu, Alketa ka dhënë dhe detaje mbi rolin e saj si nënë e dy fëmijëve, për privatësinë e së cilëve është kujdesur në maksimum.

“Jam një nënë pop, ndonjëherë bëhem fëmija i tretë ei shtëpisë. Nicol tashmë është 13 vjeçe dhe më pëlqen që është shoqja ime e ngushtë. Çmendem pas tim biri Lionel që më ngjan shumë. Është shumë i ëmbël, spontan dhe plot energji.”-ka rrëfyer Vejsiu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0050249099731445