INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nuk do bëj muzikë gjithë jetën time' - Mc Kresha sqaron për herë të parë deklaratën që bëri bujë

'Nuk do bëj muzikë gjithë jetën time' - Mc Kresha sqaron për herë të parë deklaratën që bëri bujë

Publikuar më: 17:28 19-08-2023

Këngëtari i njohur Mc Kresha është një ndër artistët më të dashur nga publiku shqiptar.

“Nuk do bëj muzikë gjithë jetën time” ishte deklarata e tij që kohë më parë bëri një bujë të madhe, duke frikësuar fansat se ai do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika.

Mirëpo gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “Pushime On Top”, ndër të tjera këngëtari ka sqaruar edhe këtë deklaratë. Kresha tha se kjo përgjigje ka qenë në bazë të pyetjes, teksa shtoi se çdo gjë është keqinerpretuar.

“…Ishte përgjigjja e një pyetjeje gjatë një interviste. Thashë, kismet, kur të ndalem, nuk do të bëj me rap, sepse muzika rap, mendoj që i takon një periudhe kohore. Kështu ka qenë përgjigjja. Është e vështirë te ne edhe të japim intervista, sepse i nxjerrin fjalët nga konteksti dhe krijojnë një fjali të re me fjalët e tua. Është një lloj inteligjence artificiale për klikime, dhe i kuptoj. Por nuk është se më intereson. Sepse nuk mendoj se do merrem me hip hop gjithë jetën time”.– tha Mc Kresha.

Article Logic
Execution time: 0.0030128955841064