Nëntë muaj pas fitores historike të Islnadës ndaj Anglisë në Euro 2016, disa nga të dhënat sesi populli nordik festoi fitoren 2-1, kanë filluar të vijnë në jetë…
Ndoshta ishte atmosfera romantike e Rivierës Franceze apo rëndësia e madhe kur Islanda shënoi një moment të veçantë në historinë e futbollit, por duket se përkrahësit e saj nuk tifozuan thjesht me “duartokitjen e tyre Vikinge”…
Sipas gazetës Visir, nëntë muaj pas kësaj ngjarjeje, një rritje e paparashikueshme lindjesh ka ndodhur pikërisht në këtë ishull.
Numri i injeksioneve epidurale të regjistuara më 25 dhe 26 Mars ishte raportuar si më e larta në vend, me një mjek në spitalin “Lanspitali University” në Reykjavik, duke e përshkruar këtë ngjarje të “pashembullt”.
Me 300.000 mijë banorë, komuniteti ka për të mirëpritur banorë të rinj të cilët, pse jo, mund të jenë talentet e reja të futbollit.