INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do e besoni efektin e një dushi të ftohtë në metabolizmin tuaj

Nuk do e besoni efektin e një dushi të ftohtë në metabolizmin tuaj

Publikuar më: 11:04 12-07-2017

Dushi me ujë të ftohtë është formë e hidroterapisë, e cila në të kaluarën ka qenë trajtim i njohur mjekësor.

Larja më e lehtë në ujë të nxehtë dhe ilaçet kanë lënë në harresë dushin e ftohtë. Por pasi që ju ashtu-kështu do të bëni dush, ia vlen të përkujtohen shumë përparësi shëndetësore të dushit të ftohtë.

Forcon imunitetin

Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe kështu forcon imunitetin. Për këtë arsye ka më pak mundësi që do të prekeni nga ftohja dhe gripi, madje edhe disa forma të kancerit.

Përmirëson qarkullimin

Qarkullimi i mirë është kyç për shëndetin e përgjithshëm. Ndërrimi i ujit të nxehtë dhe të ftohë gjatë dushit përmirëson qarkullimin, sepse vjen deri te ngushtimi dhe zgjerimi i enëve të gjakut, Kjo mund të parandalojë hipertensionin, ngurtësimin e artereve, shfaqjen e venave të zgjeruara, dhe ndihmon që të ndiheni dhe të dukeni më mirë.

Rregullon temperaturën trupore

Nëse kronikisht keni duar dhe këmbë të ftohta ose mendoni që djersiteni për së tepërmi, provojeni dushin e ftohtë.

Nxit dobësimin

Përshpejton metabolizmin dhe aktivizon djegien e qelizave yndyrore. Do ta vëreni që jeni duke u dobësuar më lehtë dhe që është lehtësuar rritja dhe shërimi i indit muskulor.

Ndihmon në lehtësimin e depresionit

Uji i ftohtë stimulon “pikën e kaltër” në tru dhe nxit prodhimin e noradrenalines, e cila lehtëson depresionin.

Përmirëson lëvizjen e limfës

Limfa bart materialet e mbetura nga qelizat, ndërsa për qarkullim të mirë limfës i nevojitet kontraktimi i muskujve. Dushet e ftohta do të shkaktojnë kontraktimin e tërë trupit. Limfedema në këmbë dhe nyja është shenjë e shpeshtë e qarkullimit të dobët.

Thellon frymëmarrjen

Frymëmarrja e thellë ndihmon në luftën kundër stresit dhe shokut, dhe vazokonstriksionit. Shpejton shërimin për shkak të lodhjes dhe është dëshmuar që lehtëson sëmundjen obstruktive kronike të mushkërive, e cila është sëmundje e duhanpirësve që karakterizohet me reduktimin e qarkullimit të ajrin nëpër rrugët e frymëmarrjes (obstruksioni), e cila nuk është tërësisht reverzibile.

I mban lëkurën dhe flokët të shëndetshme

Uji i nxehtë than lëkurën, derisa i ftohti forcon lëkurën dhe poret dhe nxit shkëlqimin e flokëve. Është i dobishëm për parandalimin e problemeve të lëkurës, siç janë aknet, dhe ndihmon në detoksikim.

Rrit energjinë dhe ndjenjën e mirëqenies

Samurajët çdo mëngjes do të hidhnin kovë me ujë të ftohtë në kokë. Kështu do të kthjelleshin shumë shpejt dhe do të ndiheshin më të fortë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041079521179199