Mesa duket Wonder Woman po ballafaqohet me disa kritika të ashpra.
Traileri i fundit për filmin “Wonder Woman” i ka “nxehur” fansat duke shkaktuar debate, pasi sipas tyre personazhi kryesor femër duhej të ishte, epo ja, me qime gjithandej për të qënë më reale.
Pse sqetullat dhe këmbët e saj janë të depiluara?
Si ka mundësi që një Amazon e kthyer në njeri është kaq e pastër?
Humori nuk mungon për këtë pjesë, ku fansat kanë marrë pak nga koha e tyre për të kënaqur të tjerët duke i vendosur asaj qime në pjesën e sqetullave për t’u dukur pak a shumë kështu:
Dhe kështu:
Filmi tregon historinë e Diana Price, interpertuar nga aktorja 31-vjeçare, Gal Gadot, e cila braktis ishullin e saj dhe kthehet në superheroinën më të fuqishme të botës.