INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do e besoni se çfarë fobie ka Trump, por edhe disa personazhe të njohur [VIDEO]

Nuk do e besoni se çfarë fobie ka Trump, por edhe disa personazhe të njohur [VIDEO]

Publikuar më: 11:24 30-01-2017

Fobia është një gjendje psikologjike, një lloj ankthi i shkaktuar nga frika ndaj një objekti apo situate të caktuar.

Personat që vuajnë nga fobitë, fillojnë të nervozohen, kanë rrahje të forta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, madje bëhën edhe irracionalë. Në rastin e Trump, që duket paksa qesharake, frika e tij quhet Desendofobia, pra frika zbritja e shkallëve. Kjo u vu re të premten e kaluar kur presidenti i SHBA-së ishte kapur për dore me Theresa May. Sipas një burimi të afërt të Trump, ai nuk i ka aspak qejf shkallët dhe një nga makthet e tij më të mëdha janë shkallët me mbajtëse të ndotura.

 

 Koumpounofobia

Frika ndaj kopsave dhe proçesit të kopsitjes. E habitshme, por ekziston vërtet. Një rast i tillë është ai i Steve Jobs, që vishte gjithmonë një golf ose pulovera pa kopsa. Ja pse ndoshta filluan të përdoreshin në masë dhe telefonat me “touchscreen”.

steve-jobs-through-years.jpg

Sesquipedalofobia

Frka nga fjalët e komplikuara. Kjo duket se i takon përsëri Trump. Nga një analizë e fjalimeve të tij thuhet se fjalori i tij i thjeshtë si i një djali 10-vjeçar, ishte një nga arsyet pse u lidh më shumë me votuesit.

Aerofobia

Kjo është frika e fluturimit. Ne të gjithë ndiejmë pak frikë, por ata që vuajnë nga kjo fobi, edhe në qoftë se vendosin vetëm këmbën në një avion, u shkaktohen një numër i madh simptomash që i çojnë në një krizë të vërtetë ankthi.

Kancerofobia

Njerëzit që vuajnë nga kjo lloj fobie, në çdo kohë, janë të fiksuar ndaj çdo simptome të trupit të tyre apo e thënë ndryshe i kushtojnë rëndësi shumë të madhe një shqetësimi shumë të vogël. Madje ata persona që vuajnë nga kjo fobi besojnë se çdo sinjal është shenjë e pranisë së një tumori. Numri i individëve të cilët vuajnë nga kancerofobia është rritur në mënyrë të ndjeshme këto vitet e fundit, për shkak të zbulimeve të reja shkencore dhe përhapjes së informacioneve shëndetësore të ndryshme nga mjekët.

Emofobia

Është fobia e gjakut ose e plagëve. Nuk është e lehtë ta dallosh atë nga lipotimia ose zalisja që mund t’i ndodhë një personi në momentin që sheh gjak; mund të thuhet se emofobia, më pak e zakonshme nga se mund të besohet, shkon përtej pavetëdijes thjeshtë.

Emetofobia

Emetofobia është frika për të vjellë, edhe pse ajo shpesh lidhet me frikën për të ngrënë ushqime të caktuara. Prindërit në të shumtën e rasteve janë shkaku kryesor i zhvillimit të kësaj frike, megjithatë nuk mund ta përcaktojë këtë si një rast tipik të emetofobisë.

Latrofobia

Kjo është frika nga mjekët. Kjo frikë në fakt lidhet me atë se çka mjekët mund të thonë për shëndetin tonë. Është ndryshe nga kancerofobia sepse latrofobistët nuk duan të kenë fare lidhje me mjekët, ndërsa kancerofobikët e vizitojnë veten e tyre tek mjekët shumë shpesh, në mënyrë madje maniake.

Nozofobia

Ke frikë ndaj ndonjë sëmundjeje të veçantë ose nga ato ngjitëse? Atëherë ka mundësi që vuan nga nozofobia.

Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664