Dëshira për t’u martuar sipas kushteve të duhura nuk është e lehtë.
Rëndësi më shumë ka vullneti për të realizuar diçka sipas mënyrës suaj. E pamundura në disa raste nuk ekziston. Një femër që e vërteton këtë gjë është Chi Krneta. Direkt pas propozimit për martesë nga ana e partnerit të saj, ajo vendosi që fustanin e nuses ta punonte vet. Kushtet ekonomike jo të mira, nuk e ndaluan atë të sillte një fustan si e kishte ëndëruar gjithmonë. Ky projekt i saj shkoi vetëm 30 dollarë. Gjëja që i ka bërë përshtypje të gjithëve ka qenë mënyra si ajo ja doli mbanë.
Ajo e punoi fustanin për 5 muaj, përfshirë edhe kohën kur ishte rrugës për në punë çdo mëngjes në transport publik. Asaj nuk i bëhej vonë nga habia e pasagjerëve, ndërkohë që ajo punonte për fustanin e saj të nuses. Asaj i duhen 50 minuta për të mbërritur në punë. Në ditën e saj të dasmës, të gjithë e pëlqyen fustanin shumë për stilin origjinal dhe të thjeshtë të tij. Këtë art, ajo e kishte mësuar nga gjyshja e saj. Për më tepër shikoni fotot sa bukur duket me fustanin e saj të punuar me shumë dashuri:
Burimi: Auntyacid
Përshtati: Anisa Bega