Pas gjobës rekord që Google mori nga Bashkimi Europian, këtaa të fundit janë gati që të godasin sërish dhe këtë herë as Apple nuk do të shpëtojë dot!
Siç e dini shumë mirë, sot përdoren 3 porta kryeesore në smartphone:
1. Lighting në Apple devices si iPhone apo iPad
2. Micro USB në smartphonët ekonomike
3. USB Type-C në smartphonët High-End(çdo brand cilësor i Android shkurt)
Dikur, në vitin 2011 kompani si Motorola, Sony, Nokia dhe Apple bashkëpunuan për të pasur një portë të përbashkët që në atë kohë ishte Micro USB. Pas një viti Apple u tërhoq nga aleanca kurse kompanitë e tjera ranë në pozita të vështira dhe marrëveshja e tyre "vdiq".
BE, nxitur nga fakti që kërkohet një standard për portat siç ndodh dhe me spinat elektrike, është gati që të kalojë një legjislacion që të caktojë një portë standarde për të gjithë kontinentin. Duket se USB-C do të fitojë dhe Apple do të lëndohet nga moslejimi i Lighting Port. Nëse nuk zbaton rregullat, rrezikon që ti ndodhë e njëjta gjë me Google, pra të mari një gjobë të majme.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.