Tashmë është bërë e ditur se Enca Haxhia do të jetë pjesë e filmit të ri të Ermal Mamaqit, por vetë këngëtarja nuk kishte folur kurrë mbi këtë fakt.
Nga filmi dimë se ai do të titullohet “I Love Tropoja” dhe kemi parë nga sheshxhirimi se do të përfshijë edhe mjat personazhe të tjerë të njohur.
Me këtë rast Enca e ka gjetur të udhës t’I njoftojë të gjithë ndjekësit për udhëtimin e ri që ka marrë në jetën e saj:
“SURPRIIIIZË!! Erdhi koha t’ju tregoj talentin tim tjetër (gjithmonë ka qenë ëndrra ime në sirtar deri në momentin dhe rastin e duhur) në një superprojekt nga Ermal Mamaqi. ENCA AKTORE O LAL! Nuk do ju zhgënjej”.