INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ketë hidrocentral në Osum. Gjiknuri: Dëmton mjedisin

Nuk do ketë hidrocentral në Osum. Gjiknuri: Dëmton mjedisin

Publikuar më: 13:18 12-02-2018

Nuk do të ketë hidrocentrale në zona që dëmtojnë mjedisin. Ky është zotimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili reagoi në lidhje me ndërtimin e HEC-it në kanionet e Osumit. Pas përfundimit të Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, Gjiknuri tha se çdo kontratë koncesionare projekti i së cilës ndikon negativisht në mjedis bie.
Damian Gjiknuri:
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës për çdo projekt që ka ndikim negativ në mjedis automatikisht bie edhe kontrata koncesionare. Të gjitha agjencitë që kanë qenë përkatëse të asaj kohe e kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv. Nëse ka të dhëna të falsifikuara është autoriteti përgjegjës që duhet ti shkojë deri në fund. Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës është e gatshme që nëse ai akt administrativ anulohet ne automatikisht do të fillojmë procedurat tona”.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834