INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do t'a besoni çfarë shkakton në adoleshencë mungesa e gjumit

Nuk do t'a besoni çfarë shkakton në adoleshencë mungesa e gjumit

Publikuar më: 12:17 23-09-2016

Një studim i ri paralajmëron se fëmijët me mungesë gjumi kanë më shumë probabilitet që të abuzojnë me drogën dhe pijet në adoleshencë.

Gjatë një periudhe prej 10 vjetësh, studiuesit monitoruan 186 djem nga Pensilvania  Perëndimore, duke filluar nga mosha  11 vjeçare.

Studimi u bazua në anketimin e zakoneve të tyre të gjumit.  Më pas, në moshën 21 vjeçare,  ata i intervistuan në lidhje me përvojat e tyre me drogën dhe alkolin.

Rezultoi se adoleshentët që kishiin mungesë të theksuar gjumi, kishin përdorur drogëra dhe alkol ndryshe nga moshatarët e tyre të cilët bënin rregullisht orët e gjumit.

Ciëlsia e keqe e gjumit është e lidhur me përdorimin e përsëritur të  alkolit dhe drogës.

Trajtimi i këtyre problemeve tek të rinjtë për t’i parandaluar,  është i vështirë, ndaj Dr Brant Hasler, asistent profesor i Psikiatrisë dhe Psikologjisë tha se janë gjithnjë në kërkim të faktorëve të rrezikut.

Article Logic
Execution time: 0.003565788269043