INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do t’a besoni vajza dhe mund të mos i mbani mend, por këto janë gjërat që thoni më shpesh kur jeni të dehura!

Nuk do t’a besoni vajza dhe mund të mos i mbani mend, por këto janë gjërat që thoni më shpesh kur jeni të dehura!

Publikuar më: 16:04 13-09-2018

Ndoshta femrat i zë alkooli më shpejtë se sa meshkujt, dhe mënyra se si e menaxhojnë situatën i bën disi më qesharake. Por e dini se cilat janë frazat më të shpeshta që përdor një femër kur është e dehur? Zbulojeni si më poshtë

1. Jo, nuk të urrej! Unë seriozisht kurrë nuk të kam urryer!

Kur femrat janë në gjendje të dehur me miqtë e tyre, një ndër gjërat që përmendet është urrejtja. Ndoshta i kujtohet ndonjë keqkuptim që kanë pasur së bashku dhe këtu jepet mundësia për t’u shprehur lirshëm, se në fakt nuk ndjejnë urrejtje.

2. Meshkujt shkatërrojnë çdo gjë

Një ndër gjërat që femrat duan të shprehen, sidomos kur janë të dehura është mënyra si një mashkull është sjellë me to. Në këtë rast, sipas intv.al është një femër e zhgënjyer nga partneri dhe vetëm shan mënyrën si është sjellë me të, duke e fajësuar.

3. Le të shkojmë në një vend më të mirë

Ato ndodhen në një vend dhe janë mërzitur duke qëndruar atje. Ato tashmë janë të dehura dhe preferojnë të frekuentojnë një vend tjetër, ku ndoshta muzika dhe njerëzit janë më të mirë. Në mendjen e tyre nuk ka ndonjë arsye pse duan të shkojnë diku tjetër, ato thjesht preferojnë të shohin diçka ndryshe.

4. Ai qenka shumë i mirë, por nuk kam guxim t’i flas

Kur ato janë duke festuar diku dhe janë në gjendje të dehur, ndodh që pëlqejnë dikë. Kur ato e pëlqejnë shumë, shprehen te miqtë edhe për pasigurinë që kanë për t’ja thënë troç. Në atë moment ato nuk e dinë çfarë të bëjnë, por e sigurt është që miqve ja thonë si ndihen në lidhje me personin që po e pelqejnë kaq shumë. Më pas varet nga karakteri i tyre nëse shkojnë direkt dhe takojnë personin që kaq shumë e pëlqejnë. Se çfarë ndodh më pas, nuk i dihet!

5. Jam skandal tani

Në gjendje të dehur, ka femra që e kuptojnë se po veprojnë më të lirshme se zakonisht. Ato e kuptojnë veten e tyre, por nuk e frenojnë dot veten, edhe pse e dinë çfarë po ndodh.

6. Po i dërgoj një mesazh atij, ish-it

Kjo është shumë e shpeshtë, pasi pija i rikujton dikë që dikur e ka dashur. Edhe pse mund të thotë se e urren, femrat kanë shumë mundësi të marrin ish-in në tel kur janë të dehura.

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443