INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do t’a prisni mesazhin e gdhendur në orën e dukeshës së ardhshme, Meghan Markle !

Nuk do t’a prisni mesazhin e gdhendur në orën e dukeshës së ardhshme, Meghan Markle !

Publikuar më: 15:57 17-05-2018

Kur Meghan Markle dhe Prince Harry i shpallën botës martesën e tyre duke marrë pjesë në një set fotografik në Kensington Palace, të gjithë sytë e botës shkuan te unaza e fejesës dizajnuar nga dhëndri i ardhshëm.

Unaza është pa dyshim shumë e bukur, e bërë me diamantë të cilët më parë kanë qenë në pronësi të Princeshë Dianës. Por ka një aksesor në koleksionin e Markle që ka një kuptim të veçantë.

Kur seriali i famshëm Suits u rinovua për një sezon të tretë në 2012-ën, Markle vendosi të blejë një orë Cartier për të festuar rastin.

Sërisht për këtë rast të rëndësishëm në karrierën e saj, Markle gdhendi orën në fjalë me një mesazh.

“Gjithmonë e kam dashur një orë Cartier French Tank,” është shprehur Markle për revistën Hello! në vitin 2015. “Kur mora vesh se Suits do të vazhdonte xhirimet edhe për një sezon të tretë – gjë e cila në atë kohë, ishte nje arritje shumë e madhe – U gëzova aq shumë sa e bleva orën në versionin me dy tonalitete. E gdhenda nga pas me shkrimin ‘Për M.M. nga M.M.’ dhe kam në plan t’ja jap vajzës time një ditë. Kjo është ajo çfarë e bën një send të veçantë; lidhja që ke me të”.

Mesazhi me të cilin Markle zgjodhi të pagëzonte orën, thekson rëndësinë e njohjes dhe vlerësimit të arritjeve të tua në jetë, prandaj ajo ja dhuroi dhe adresoi orën vetes.

Sikur të kishim të gjithë mundësinë t’i bënim vetes dhuratë një orë Cartier dhe t’i gdhendim një mesazh “nga vetja për veten”, bota do ishte nje vend më i bukur.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596