Mund të kemi zbuluar arsyen e vërtetë të të gjitha ndryshimeve të humorit që kemi parë në fejesën kaq të shpejtë e të çuditshme të Hailey Baldwin dhe Justin Bieber.
Një ditë duke qeshur e tjetrën duke qarë, të gjitha këto e paskan një arsye dhe emir është Selena.
Mesa duket Hailey ndihet inferiore, për ish-in e Justin dhe mendon se nuk do të arrijë dot ta zëvendësojë Selenën në zemrën e Justin.
Burime pranë tyre thonë se Hailey ndihet keq gjatë gjithë kohës, sidomos në praninë e miqve të Justin dhe mamasë së tij, të cilët mendojnë dhe thonë gjatë gjihtë kohës që Selena është shpirti binjak i Justin.
Kjo e mërzit tej mase modele edhe pse Justin përpiqet t’a ngushëllojë dhe t’i provojë se nuk ndjen më asgjë për ish-in e tij.
Epo shpresojmë që t’i zgjidhin sa më shpejtë problemet e tyre, sepse ne të gjithë po presim dasmën!