Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj prej shumë kohësh drejton emisionin e saj “Mos I fol shoferit”.
Padyshim që ajo është kthyer në një nga figurat më të dashura të ekranit dhe ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në rrjete sociale.
Çfarë ka tërhequr vëmendje këtë të enjte është një foto e postuar në Instastoryn e aktores. Me anë të një fotoje dyshe, ku shfaqet vetë Rudina dhe një vajzë e quajtur Adelina, ajo na ka njohur me sozinë e saj. Vajza në fjalë ka vërtetë një ngjashmëri të pabesueshme me Rudinën.
Është po i njëjti vështrim, e njëjta buzëqeshje, çdo tipar përputhet në mënyrën më të mirë të mundshme, madje dhe pozicioni në foto është i njëjtë. Aktorja e humorit në mbishkrimin e fotos është treguar modeste duke thënë se ndonëse Adelina është më e bukur, ato të dyja ngjajnë shumë.