Filmat erotikë janë një trend i kohëve të fundit, sepse dhe publiku i pëlqen shumë, por shikoni çfarë mendon aktorja shqiptare e cila luan role të tilla.
Aktorja e re dhe e talentuar Enxhi Cuku, ka qenë e ftuara e radhës në programin “Lart e Poshtë” të gazetarit Eraldo Rexho. Të gjithë e njohin si aktoren e filmit “Femrat”, por së fundmi në kinematë e Tiranës është duke u shfaqur projekti i parë kinematografik horror shqiptar, “Bloodlands” ku Cuku është protagoniste, shkruan ballkan web.
E pyetur nga Rexho nëse do ta pranonte një rol më skena nudo Enxhi është përgjigjur shkurt dhe saktë, “nuk do ta anuloja kurrë një rol të tillë për shkak të disa skenave erotike. Më duket pa kuptim që ti të heqësh dorë nga një projekt kinematografik apo nga një regjisor i mirë, vetëm se ka skena të tilla. Mua më mbështet edhe familja edhe partneri im” – ka thënë ajo.