Ai është padyshim një prej aktorëve më të mirë turq dhe një prej të preferuarve dhe për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Kivanç Tatlitug, i cili konsiderohet si një prej aktorëve më të talentuar dhe të përkushtuar ndaj punës së tij, sa për muaj me rradhë ai studion dhe përgatit personazhet e tij për t’iu përshtatur sa më mirë.
Mirëpo së fundmi është bërë pjesë e një debati të gjërë i cili mund t’i kushtojë karrierën e tij nëse është e vërtetë dhe arsyeja është qeni.
Sipas komenteve të shumta qeni i tij është i një race jo miqësore, një pitbull agresiv që nuk duhet shfaqur në publik pasi përbën rrezikshmëri për kalimtarët e rastit dhe kanë përmendur faktin që veshët e prerë të qenit tregojnë se ky qen përdoret për përleshje. Jo vetëm kaq, por fansat thonë se kjo racë nuk lejohet as me ligj të mbahet në publik.
Ndaj aktori i njohur i telenovelave është detyruar të marrë një vendim mjaft ekstrem.
“Nëse ju i vërtetoni këto që thoni, unë menjëherë heq dorë nga profesioni im. Nëse unë përbëj rrezik në publik me qenin tim, atëherë nuk do kem më asnjë dalje publike dhe do vazhdoj të bëj punë të tjera” – është shprehur ai në Twitter.