INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni arsyen pse Amber refuzoi të denoncojë Johnny-n në polici!

Nuk do ta besoni arsyen pse Amber refuzoi të denoncojë Johnny-n në polici!

Publikuar më: 14:34 02-06-2016

Një tjetër ditë, një tjetër lajm për situatën gjithmonë e më tronditëse mes Amber Heard dhe Johnny Depp.

Amber nuk do të mbajë premtimin e saj për të bërë kallëzim në polici për bashkëshortin e saj Johnny pasi nuk do që ta “varrosë” atë. Avokatja e Amber ishte zotuar se do të bënin një kallëzim në polici pasi po shpifej mbi aktoren 30 vjeçare  në media nga Johnny dhe skuadra e tij. Megjithatë duket se Heard ka ndryshuar mendje pasi beson se një kallëzim në polici do të shkaktonte arrest dhe ndjekje penale, diçka që nuk e do për atë që shumë shpejt do bëhet ish bashkëshorti i saj. Por nuk ndalet me kaq pasi ajo deklaron që përsëri është e dashuruar me Johnny Depp, pavarësisht pretendimeve se ky e dhunonte sistematikisht. Përsa i përket aktorit 52 vjeçar, mësohet se ai nuk beson aspak te ndryshimi i papritur në zemrën e Amber, pasi ai është  bindur se e gjithë kjo “skenë” e krijuar nga ishi i tij u bë vetëm për të prishur atmosferën rreth filmit të fundit ku ai aktroi, “Alice Through The Looking Glass”.

Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938