Pas skandalit të tradhëtisë së të dashurit të Kourtney Kardashian, detaje të reja janë zbuluar mbi ndarjen e tyre të menjëhershme.
Sipas burimeve pranë Kourtney, 39 vjeçarja kishte punësuar një investigues privat, për të kapur mat të dashurin 14 vite më të vogël.
Miqtë pranë Kourtney thonë se ylli i Kardashians ndihet si një idiote që ka shpenzuar dy vite të jetës së saj me modelin.
Duket se Kourtney ka filluar të dyshojë për të dahsurin e saj që në prill, kur ai u fotografua me një vajzë misterioze.
Muajt e fundit, çifti kishte filluar të kishte mjaft probleme, të cilat u bënë dhe më të dukshme pas komenteve të çuditshme të Younes në foton e Kourtney në Instagram.