INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur mes Bolt dhe të fejuarës pas tradhëtisë “botërore”! [FOTO/VIDEO]

Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur mes Bolt dhe të fejuarës pas tradhëtisë “botërore”! [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:08 06-09-2016

Thjesht nuk do ta besoni!

Sprinteri xhamajkan ka postuar një foto në Snapchat përkrah të dashurës së tij prej kohësh tashmë Kasi Bennett. Nuk është kjo ama pjesa e pabesueshme! Madje do të konsiderohej gati-gati normale po ta krahasonim me mbishkrimin që 9 herë kampioni olimpik ia ka vendosur kësaj fotoje. “Ajo tha po”, së bashku me një emoji ku shfaqej një nuse! Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Bolt u akuzua se e kishte tradhëtuar disa herë të dashurën e tij në mënyrë shumë publike me foto që dolën në pah dhe thjesht nuk mund të mohoheshin.

Edhe vetë Bennett lëshoi disa deklarata shumë të forta ku tha se e gjithë kjo që po ndodhte ishte diçka shumë negative, pasi ajo nuk donte që të bëhej e famshme dhe tani po vdiste nga turpi. Mesa duket jo vetëm që nuk vdiq, por edhe e mori veten shumë shpejt. Mos ndoshta gjithçka dihej nga Kasi dhe e gjitha kjo ishte një festë beqarie e dakordësuar përpara se njeriu më i shpejtë në botë të “shtrohej dhe lidhej” një herë e mirë? Ose ndoshta ajo thjesht u kujtua se ky njeri ka fituar 9 medalje të arta olimpike dhe miliona dollarë.

Ndërkohë nga "kapitujt e tradhëtisë":

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094