Një ditë e re, një tjetër foto për t’u shkrirë gazit nga Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi.
Vetëm se këtë herë dyshja na rikthen pas në kohë, plot 11 vite më parë. Ishte koha kur ishin të rinj në botën e televizionit, por një dekadë më vonë, përveç modelit të flokëve dhe veshjes, pak gjëra duket se kanë ndryshuar për dy personazhet simpatike të cilët vët vështirë se mund t’i gjesh ndonjëherë seriozë. Ishte Bes Kallaku që e postoi këtë foto nëpërmjet profilit të tij në Facebook, por mbishkrimi na bëri po aq përshtypje sa dhe vetë fotoja. Me të drejtë Besi priste që këtë foto ta merrnin mediat online dhe ne nuk deshëm që ta zhgënjenim. Fundja, nuk kishim si të mos shkruanim për këtë foto kaq simpatike.