Prishja e marrëdhënies së tyre ishte një nga më të përfolurat në showbiz dhe vazhdon të jetë ende.
Pas një bashkëpunimi goxha të gjatë, Enca dhe Noizy i dhanë fund këtij bashkëpunimi duke e bërë publike edhe zënkën. Pas kësaj të gjithë janë kuriozë se çfarë do të ndodhë mes tyre. Do të pajtohen? Nuk do të bashkëpunojnë më ? Si do të reagojnë kur të jenë përballë njëri-tjetrit? Këto janë pyetjet që mundojnë më së shumti fansat dhe që më në fund ne e kemi një përgjigjie për ta. Eventi i fundit i organizuar nga Ami Event, ka bashkuar ish dy bashkëpunëtorët, Encën dhe Noizyn dhe nga të pranishmit në event është parë që të jenë takuar thjesht duke i dhënë dorën njëri-tjetrit. Të paktën marrëdhënia e tyre nuk është aq e acaruar sa në fillim dhe dimë që këngëtarja dhe reperi mund të jenë sërish miq. /intv.al /