Superhiti i kësaj vere u pëlqye menjëherë në mënyrë masive, por tashmë duket se po i tejkalon të gjitha parashikimet.
Despacito është bërë kënga më e transmetuar onlinë në të gjitha kohërat me plot 4.6 milionë transmetime në të gjitha platformat streaming. Kënga e realizuar nga artisti portorikan Luis Fonsi në bashkëpunim me Daddy Yankee, e cila gjithashtu është remiksuar nga sensacioni i muzikës pop Justin Bieber ka tejkaluar rekordin e mëparshëm. Ky i fundit mbahej pikërisht nga Bieber me këngën e tij “Sorry”, pjesë e albumit “Purpouse”. Ishte Universal Music Latin Entertainment ajo që bëri publike arritjen e këngës e publikuar në janar, që në YouTube numëron plot 2.6 miliardë klikime.