INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni çfarë shkakton gjumi i tepërt

Nuk do ta besoni çfarë shkakton gjumi i tepërt

Publikuar më: 21:40 02-12-2016

Prestigjiozja “Mirror” ka publikuar një studim i cili ka arritur në përfundimin se nëse flini më shumë se 8 orë në ditë sytë tuaj do të dëmtohen dhe rreziku për tu verbuar është i lartë. Paralajmërimi vjen pasi studiuesit u shprehën që tejkalimi i 8 orëve gjumë rrit rrezikun e prekjes nga sëmundje të syrit,  përfshirë këtu “AMD”,e cila dëmton retinën derisa sa përkeqësohet në atë shkallë sa ju humbisni shikimin. Ata që flenë më shumë janë 7 herë më të prirur të vuajnë nga fazat më të avancuara të këtij çrregullimi që dëmton shikimin. Edhe pse nuk ka dhembje, kjo sëmundje shfaq acarim të syrit dhe madje bëhet e pamundur që ju të shihni detaje të imta apo të drejtoni makinën ose të lexoni. Studimi  nga okulisti, Rahul N. Khurana mori në vëzhgim persona që vuanin nga sëmundja dhe ata që nuk e  mbartnin “AMD”. Ai studioi oraret e tyre të gjumit dhe u vu re se kohëzgjatja mesatare për personat që nuk e  kishin sëmundjen ishte 7. 95 orë, ndërsa personat që ishin në fazat e para të kësaj sëmundjeve flinin mesatarisht 8.17 orë, 9.00 dhe 8.97 orë.

Article Logic
Execution time: 0.0042638778686523