Ai thjesht postoi një foto nga Venezia, por askush nuk e vuri re detajin në bluzën e Noizyt pasi u fokusuan në vendin romantik.
Reperi në bluzën e sportive që mbante veshur, mbi kurriz kishte të stampuar fytyrën e bashkëshortes së presidentit aktual të Amerikës, Donald Trump, Melania Trump. Ajo që bën përshtypje është se Melania është femra e vetme e njohur, fytyrën e së cilës 30 vjeçari e ka mbajtur në veshje deri tani. Të jetë kjo shprehje e simpatisë nga ana e reperit? Nëse po, atëherë kjo është femra e parë simpatinë ndaj së cilës 30 vjeçari e shfaq për herë të parë publikisht.