Muaji i Shenjtë i Ramazanit ka pak ditë që ka filluar dhe të shumtë janë besimtarët që agjërojnë në këtë muaj.
Por mes tyre janë disa personazhe Vip po aq të devotshëm që pavarësisht axhendës së ngjeshur dhe impenjimeve në stinën e nxehtë, kanë zgjedhur t'i dedikohen agjërimit. E tillë është edhe Zajmina Vasjari. 31 vjeçarja ka postuar në Insta story një moment nga tryeza e shtruar për iftar shoqëruar me emojin e duarve që luten. Pavarësisht sa e çuditshme mund të duket, kjo nuk është diçka e re në fakt. Këngëtarja gjithnjë e ka shprehur besimin në Zot, madje vite më parë ka treguar edhe se mbante agjërim.
“Kam agjëruar ditën e parë të muajit Ramazan, do të agjëroj dhe ditën e fundit si dhe në Natën e Kadrit. Koncertet na e bëjnë të pamundur agjërimin, jemi gjatë gjithë kohës në lëvizje" shprehej Zajmina në një intervistë të 2012-ës.
Nuk e dimë nëse këtë herë është angazhuar të agjërojë përgjatë gjithë muajit, sidoqoftë tani dimë që këngëtarja di të jetë edhe vajza seksi që jemi mësuar të shohim nëpër foto dhe klipet që realizon, por di edhe të na surprizojë me seriozitetin që i kushton besimit dhe ritualeve të fesë që përfaqëson. /intv.al/