Noziy po punon për këngën dhe klipin e ri dhe këtë na e zbuloi vetë reperi, por duket se na ka mbajtur të fshehur një detaj.
Femrën që ka zgjedhur për në klip. Ajo është as më shumë dhe as më pak se vetë Kallashi dhe kjo nuk është hera e parë që ata bashkëpunojnë.
Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi është shfaqur në klipin “Skuadra jonë” të Noizy-t me Dudën dhe ky bashkëpunim mes tyre do të vazhdojë edhe në klipin e fundit të reperit i cili duket se do të mbajë titullin “AK47” (model kallashi). Nisur nga titulli i këngës nuk kishte si të mungonte ajo që e mëshiron më së miri këtë emër.
Bashkëpunimin e tyre e kanë zbuluar edhe disa foto të postuara nga vetë Kallashi e cila shfaqet bashkë ne Noizyn dhe kameramanin e tij, Elminon gjatë xhirimeve.
A do të kemi një tjetër anëtare të re në grupin OTR? Mbtetet për tu parë...