INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni dot! 5 personazhe nga Hollywood-i që janë tradhëtuar dhe kanë folur publikisht [FOTO]

Nuk do ta besoni dot! 5 personazhe nga Hollywood-i që janë tradhëtuar dhe kanë folur publikisht [FOTO]

Publikuar më: 15:41 21-06-2018

Tradhëtia është ajo që shumë çifte i tremben dhe është ana më e errët e një raporti dashurie duke shkaktuar dhimbje, zhgënjim, vuajtje dhe frikë të vazhdueshme. Për tradhëtinë janë shkruar shumë këngë, filma, libra dhe seriale televizive. Por tradhëtisë nuk i kanë shpëtuar as personazhet e shoëbiz-it, të cilët kanë refuzuar që të qëndrojnë të qetë për këtë eksperiencë, por të flasin. Ditët e fundit kemi dëgjuar dhe kemi lexuar mjaftueshëm për tradhëtinë që i’u bë Khloe Kardashian dhe Dua Lipë, por e kishit menduar se për Khloe nuk është rasti i parë që i thyehet zemra nga një tradhëti. Lexoni më poshtë 5 rastet e tjera që janë prezantuar në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin.

 

1. Khloe Kardashian
Përpara se Khloe të tradhëtohej nga partneri i saj Tristan Thompson gjatë kohës kur ajo ishte shtatzënë, ajo është tradhëtuar edhe nga ish i dashuri i saj James Harden. Ata janë ndarë në shkurt të 2016-tës pas 8 muajsh lidhje. Khloe në ‘Talk Shoë Kacktails ëith Khloe’ u shpreh rreth ndarjes së tyre dhe për mënyrën se si James e kishte tradhëtuar dhe ishte treguar i pabesë me të. E shkreta Khloe nuk paska fare

010218-khloe-k_0.jpg

 

 

2. Jennifer Lopez
E kishit menduar ndonjëherë që Jennifer Lopez mund të tradhëtohej? Po, dhe përveçse është tradhëtuar ajo ka folur për këtë përvojë për revistën ‘Glamour’ në vitin 2015. “Është e rëndësishme të kuptoni se dikush nuk bën për ju. Dhe kur dikush ju tradhëton, problemi qëndron tek ta, pavarësisht se ne mund të ndihemi se është faji jonë për shkak të mangësive tona. Por e vërteta është se tradhëtia ndodh për egon e tyre dhe duan të plotësojnë veten e tyre, jo se ne nuk jemi mjaftueshme të mira”, kështu është shprehur ylli i muzikës J.Lo.

JenniferLopezMakeupNudeLipstickLn17UxyPTaux.jpg

 

 

3. Ed Sheeran
Mediat e huaja të shoëbiz-it gjithmonë kanë shkruar se Ellie Goulding ka tradhëtuar Ed Sheeran me pjestarin e grupit One Direction, Niam Horan. Gjithashtu ata kanë shtuar se kënga e Ed Sheeran “Don’t” ishte dedikim për tradhëtinë e Ellie Goulding, edhe pse ai vetë nuk e ka pranuar ndonjëherë vetë tekstualisht këtë gjë.

ed-sheeran-press-photo-2-credit-mark-surridge-e1513098926932.jpg

 

 

4. Iggy Azalea
Arsyeja se pse u vonua albumi i këngëtares Iggy Azaela ka qenë marrëdhënia me ish të fejuarin e saj Nick Young. “Ndodh që një ditë të bukur zgjohesh dhe kupton që i fejuari juaj ka një fëmijë me dikë tjetër. Ti ndihesh vetëm dhe ke nevojë për kohë për veten. Nuk dua që të shkoj të promovoj albumin tim dhe të më pyesin se pse marrëdhënie ime që po shkonte drejt martesës u shkatërrua”, ka thënë Iggy për 'People' në vitin 2016.

Iggy-Azalea-3.jpg

 

 

5. Eva Longoria
Aktorja Eva Longoria në një intervistë për Lifetime, është shprehur se nëse ka një këshillë që mund t’i jepte vetes në moshën 14 vjeçare do ishte që ‘mos u marto kurrë me një lojtar basketbolli”. Ish partneri i saj basketbollist e ka tradhëtuar atë dhe aktorja e ka përjetuar shumë keq. “Pse më tradhëtoi, mos ndoshta nuk jam mjafteshme e mirë, nuk jam seksi, nuk jam e zgjuar, nuk jam e bukur? Por më pas ndalova menjëherë së lënduari veten time dhe thash: Jo mos mendo këto. Duhet të dalësh nga rrethi që je stukur dhe të vazhdosh jetën”, është shprehur Eva Longoria për tradhëtinë e ish partnerit të saj.

111617-eva-longoria-serena-williams-lead_0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015521049499512