INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni dot! Trafikim organesh tek Barcelona apo ...?

Nuk do ta besoni dot! Trafikim organesh tek Barcelona apo ...?

Publikuar më: 16:50 04-07-2018

Në mediat spanjolle po qarkullon një lajm i rëndë për klubin e Barcelonës në lidhje më një nga lojtarët e saj. Bëhet fjalë për Erci Abidal, i cili u diagnostikua me një tumor në mëlçi, në vitin 2011 dhe duhej operuar me urgjencë.

Sipas “El Confidencial”, policia spanjolle ka përgjuar katër telefonata ku ish-Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell pranon që organi që iu transplantua ish-futbollistit Eric Abidal u ble në mënyrë të paligjshme.

Versioni zyrtar është se donatori ishte Gerard, një kushëri i Abidalit që është parë disa herë në publik por, në përgjimet telefonike të Sandro Rosell pranohet se organi është blerë në mënyrë të paligjshme.
Me mëlçinë e re ai u përmirësua ditë pas dite dhe u kthye të luajë futboll. Sot, Abidal është sekretar teknik i Barcelonës.

Tashmë, sipas po të njëjtës gazetë, pritet që të ngrihen akuza për trafik organeshpër palët e përfshira në këto përgjime.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041470527648926