Gwen Stefani ka vendosur të dalë nga kornizat e të zakonshmes dhe të sjellë diçka ndryshe.
Këngëtarja do të xhirojë një klip të ri as më shumë e as më pak se në skenën e Grammy Awards. Ky do të jetë klipi i parë që realizohet live në një televizion, gjatë kohës që do të transmetohet publiciteti 4 mintësh në Grammy 2016. Lajmi është bërë i ditur për E! News, nga shtëpia diskografike Interscope, e cila menaxhon artisten në fjalë. Singëlli quhet “Make Me Like You” dhe do të lançohet menjëherë pas xhirimit në YouTube Vevo, ndërkohë që fansat mund të ndjekin pjesë të shkëputura të saj gjatë kohës që do xhirohet, në Snapchat