Hap rrugën Kanye West! Mesa duket një tjetër emër shumë i njohur për ne do të kandidojë për karrigen e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024, dhe ai është as më shumë dhe as me pak se Mark Zuckerberg! Miqtë e themeluesit të Facebook, kanë thënë për Daily Mail, se ai mund të kandidojë për president të Amerikës në vitin 2024. Nuk ka ende diçka zyrtare, por kjo do të ishte me të vërtetë një kandidaturë e fortë për Kanye, i cili e ka shprehur disa herë dëshirën për të marrë pjesë në garën presidenciale. Madje pas takimit me Donald Trump, ai shkroi #2024.