Në postimin radhës të Monika Kryemadhit, shfaqet dikush që ia ka ëmbëlsuar vërtet mëgjesin.
Me një kafe në dorë dhe me siguri bisedë po aq të ëmbël, zv. Kryetarja e LSi-së shfaqet krah këngëtares Xhensila Myrtezaj.
Si duket, përveç Besit, fushatës i është bashkuar edhe partnerja e tij.
‘Kur ditën e nis me Xhensilën je e sigurt që do e kalosh plot energji pozitive, sepse ajo është, jo vetëm e bukur, por edhe plot mirësi. Edhe kjo e sotmja është një ditë e zjarrtë fushate,nga ato që janë specialiteti i LSI, sepse ne vazhdojmë betejën tonë për të qenë jo vetëm në garën elektorale, por edhe në zemrat tuaja.’-ka shkruar Monika krahas fotos.