Zbulohet identiteti i atentatorit në Las Vegas, një njeri i pasur dhe shumë i njohur.
Personi përgjegjës për masakrën e Las Vegas-it, Stephen Paddock ishte një kontabilist i pasur që kishte dalë në pension në një zonë periferike. 64-vjeçari nga Mesquite, Nevada, zotëronte licensë piloti dhe gjuetari. Sipas autoriteteve, asnjë akuzë kriminale nuk rezultonte në emrin tij. Një nga fqinjët e Paddock tha për të se ishte një kumarxhi profesionist dhe “i çuditshëm”.
Ai ishte atentatori pas sulmit vdekjeprurës në Las Vegas. Të dielën mbrëma, nga kati i 39 i Mandalay Bay Hotel, Paddock hapi zjarr duke vrarë 59 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 500. Në momentin që policia po i afrohej, Paddock e ktheu armën nga vetja dhe u vetëvra, shkruan anabel.
Vëllai i atentatorit u tha gazetarëve se babai i tyre ishte një grabitës bankash, ndër më të kërkuarit në listën e FBI-së. Patrick Paddock, babai i atentatorit, ishte "diagnostikuar si psikopatik".
“Nuk ka aspak kuptim, asnjë arsye që mund të shpjegojë pse ai e bëri këtë. Ai ishte thjesht një tip që luante poker në internet, lundronte dhe hante burrito. Nuk ishte i fiksuar pas armëve dhe s’kishte përvojë në ushtri,” tha vëllai i Paddock para kamerave.