INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni! Ky shtet hoqi nga transmetimi Eugent Bushpepën, arsyeja? QESHARAKE! [FOTO]

Nuk do ta besoni! Ky shtet hoqi nga transmetimi Eugent Bushpepën, arsyeja? QESHARAKE! [FOTO]

Publikuar më: 17:52 09-05-2018

Me siguri nuk e keni çuar nëpër mendje! 

Eugent Bushpepa bëri krenarë të gjithë shqiptarët me performancën e tij në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision. Kualifikimi i tij për në finale ishte mëse i merituar dhe duke patur parasysh aftësitë e Eugentit jemi të bindur që edhe në finale, këngëtari shqiptar do të bëjë një përfaqësim dinjitoz.

Ai fitoi “zemrat” e të gjithë shikuesve të gjysmëfinales dhe jo më kot ishte i pari në Facebook-un e Eurovision për sa i përket komenteve dhe pëlqimeve të performancës.

Nëse nuk e dinit, televizioni kombëtar i Kinës, Mango Tv e transmeton gjithmonë këtë spektakël, por jo live, pasi e redakton dhe ndryshon. Të njejtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e kaluar, duke mos transmetuar performancën e Shqipërisë dhe Irlandës, për dy arsye tejet qesharake.

Performanca e Eugent Bushpepës është censuruar për shkak të një rregulloreje, e cila ndalon artistët me tatuazhe të shfaqen në television. Ky rregull hyri në fuqi në janar të këtij viti, në të cilin Administrata Shtetërore e Shtypit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës (SAPPRFT) deklaroi se ata “kërkojnë në mënyrë specifike që programet të mos shfaqin artistë me tatuazhe apo ato që përfaqësojnë kulturën hip-hop, nën-kultura jo të zakonshme ose kultura dekadente.” Gjithashtu është hequr edhe momenti kur Eugenti shfaqet gjatë prezantimit të kualifikuesve, duke transmetuar vetëm reagimin e delegacionit dhe jo atë të këngëtarit.

Edhe performanca e Irlandës është hequr nga transmetimi në ekran për shkak se qeveria kineze ndalon transmetimin e shfaqjeve të marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë në television.

china.png

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082